Në Parlamentin tonë ka disa politikanë që thuajse kurrë nuk dalin nga profili i tyre zyrtar.

Prej shumë vitesh i shohim të njëjtë, në statur, në veshje, por edhe në qëndrimin që mbajnë me mediat. Një prej emrave që do të veçonim në këtë kategori do të ishte patjetër, Shpëtim Idrizi.

Prej shumë vitesh pjesë e Parlamentit tonë, profili i tij ka qenë thuajse i njëjtë, por së fundmi është shkrepur nga aparati fotografik i paparazzi të Panorama Plus.

Ajo që duket si një takim dashamirës, për ne është një këndvështrim tjetër për deputetin nga rradhën e çamëve, pasi vijnë nga kampe të ndryshme politike.

Shpëtim Idrizi ka takuar miqësisht Mimi Kodhelin, duke u përshëndetur edhe perqafuar jashtë sallës.

Por, duhet thënë se këto takime janë disi më të rezervuara për Idrizin, pasi zonja Kodheli spikat si një nga deputetet me më shumë miq në Parlament.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko