Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur sot në selinë rozë ku kanë diskutuar për çështje të ndryshme, mes të cilëve pensionet e bujqve dhe problemet në Kadastër.
Selia e Partise Socialiste ne Tirane
Sipas BalkanWeb, deputetët socialistë kanë ngritur shqetësime lidhur me pensionet e ulta të bujqve, si edhe kthimin me vonesë të përgjigjeve nga Kadastra për qytetarët, ku janë kërkuar reflektim për situatën.
Ndërkohë gjatë mbledhjes nuk është diskutuar letra që Gazment Bardhi i ka dërguar kryeparlamentares Lindita Nikolla, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit që kërkon mazhorancës dhe opozitës.