Skip to content

Magazinë me mallra kontrabandë në Tiranë, arrestohen dy punonjës, në kërkim administratori

Policia ka vënë në pranga dy punonjës të një poste private në Tiranë, si dhe shpallur në kërkim administratorin. Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinat e postës private, në rrugën “5 Maji”, u gjetën , 204 pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.