Skip to content

Arrestohet në Greqi efektivi i Forcave Operacionale, rezultonte i shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge

Efektivi i policisë, Amarildo Kureta, është arrestuar nga autoritetet greke. 32-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim për trafik droge nga drejtësia italiane.

 

Ai punonte prej disa vitesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku ishte pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në këtë drejtori.

 

Mësohet se ai kishte marrë lejen vjetore për të kaluar pushimet në Greqi, por sapo ka shkelur në tokën greke është prangosur.