Një tjetër efektiv policie i përfshirë në trafik droge. Amarildo Kureta është arrestuar në Greqi sapo ka kaluar kufirin pasi rezultonte se ishte shpallur në kërkim nga Interpol.

 

32 vjeçari rezulton i përjashtuar në fillim të muajit shtator nga Policia e Shtetit, pasi ndërkombëtarët sillen informacionin e hetimeve. Kureta që ka qenë pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në Berat, kërkohej nga Italia nën akuzën e trafikimit të narkotikëve.

 

Në hetimet që kanë zgjatur për disa vjet, është arritur të provohet se ka pasur lidhje me një grup të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të drogës, e cila është zbuluar përmes dekodimit të bisedave të tij përmes celularit.

 

Arrestimi i tij në Greqi është bërë për efekt ekstradimi dhe pritet që në vijim t’u dorëzohet autoriteteve italiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko