Skip to content

Lefter Alla kërkoi masë më të butë sigurie/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, ish-kryebashkiaku i Bulqizës mbetet në qeli

Ish kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla do të mbetet në burg. Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit të tij për ndryshimin e masës së sigurisë.

 

Kujtojmë se Alla është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për tenderin për reabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në një nga lagjet në Bulqizë.

 

Alla u arrestua për abuzim me një tender me vlerë mbi 2.8 milionë euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.