Skip to content

Gjinushi: Arsimi kërkon fonde, mbështetja financiare, thelbësore për zhvillimin

Konferenca e përbashkët shkencore mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit, këtë herë u mbajt në Tiranë.

 

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi theksoi se qeveria shqiptare dhe komuniteti evropian duhet të rrisin financimin për arsimin dhe kërkimin shkencor.

 

SKENDER GJINUSHI

KRYETAR I AKADEMISE SE SHKENCAVE

 

“Ne vazhdimisht kemi kërkuar nga qeveria shqiptare që të mbështesë reformën e akademisë së shkencave dhe vëmendja duket tek vlera e përgjithëshme e prodhimit të brendshëm që investohet në arsim dhe shkencë. Këtë mesazh i drejtojmë edhe liderve të qeverive që do të takohen në muajin tetor.”

 

Sakaq, koordinatori i Procesit të Berlinit për Arsim, Shkencë dhe Inovacion, Lucian Brujan vuri në dukje se procesi i transformimit do të marrë kohë në mënyrë që Shqipëria të barazohet me standartet e vendeve të BE.

 

LUCIAN BRUJAN

AKADEMIA GJERMANE E SHKENCAVE

 

“Duhet të përmirësojmë kërkimin shkencor dhe të investojmë në kapitalin njerëzor në fushën e dijes në mënyrë që njerëzit të inkurajohen për të qëndruar në vendet e tyre.  Për këtë nevojitet angazhim serioz financiar nga qeveritë e rajonit por edhe nga Komisioni Evropian.”

 

Rekomandimet e akademikëve do të përfshihen për diskutim në Samitin e 9-të të krerëve të shteteve dhe qeverive për Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë, më 16 tetor 2023.