Tre aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në pak orë në rrugët e Lezhës.

 

Një mjeti tip ‘Audi’ dhe një kamper janë përfshirë në aksident në aksin Lezhë-Shkodër, prannë fshatit Mabe. Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosura dy vajza rreth moshës 30 vjeç si dhe një çift gjerman, i cili po udhëtonte me kamper.

 

Vajzat janë dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës, me fraktura të shumta, ndërsa çifti gjerman fatmirësisht ka marrë plagë më të lehta.

 

Një tjeter aksident është shënuar në aksin Lezhë-Shëngjin, ku  një automjet ka përplasur një ciklomotorr dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i tij,.

 

31-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe policia po punon për identifikimin e tij.

 

Po ashtu mbrëmjen e së mërkurës një tjetër aksident i rëndë ndodhi në po të njëjtën rrugë, në hyrje të Shëngjinit.

 

Dy automjete janë përplasur e si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko