Kuvendi me shumicë votash ka hedhur poshtë sot kërkesën e deputetit të PD-së, Gazment Bardhi, për ndryshimin e rendit të ditës ku kërkonte që të votohej ndryshimi për komisionin për Reformën Zgjedhore.

Lidhur me refuzimin e kërkesës, Bardhi u shpreh se kjo erdhi pasi maxhoranca sipas tij, nuk është e interesuar për zgjedhje të lira.

“Po të ishit të interesuar për zgjedhje të lira nuk kishit përfshirë çdo bandë kriminale dhe Pëllumb Gjokën në zgjedhjet në Shkodër. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në interes të qytetarëve”, deklaroi Bardhi. 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, iu drejtua më tej mazhorancës duke iu thënë se “u tallët me reformën zgjedhore, do na mbani dhe një vit e gjys dhe kur te vije 2025 te thoni se bëm dot”.

Gazment Bardhi: Po të ishit të interesuar për zgjedhje të lira nuk kishit përfshirë çdo bandë kriminale dhe Pëllumb Gjokën në zgjedhjet në Shkodër. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në interes të qytetarëve. Ne kërkuam që nesër të mblidhet komisioni i reformës zgjedhore. Ky komision nuk mund të mblidhet se e kemi vendosur gishtin e përgjegjësisë tek anëtaret tanë, që e kanë mbajtur zvarrë për një vit e gjy, dhe e dyta sepse komisioni vepron mbi barazitë për maxhoranëcn dhe opozitën. Në përbërje të komisionin si përfaqësues të opozitës ka deputet që kanë lënë mandatet, ne nuk kemi 9 anëtar, kemi 8.

Pse duhet te presim dhe 1-2 jave? Talleni dhe nuk keni interes te bëni reformën zgjedhore dhe te ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. E tregoi dhe dosja atje, ku gjysma e këtyre këtu dalin në komunikime me një anëtar të krimin të organizuar. U tallët me reformën zgjedhore, do na mbani dhe një vit e gjys dhe kur te vije 2025 te thoni se bëm dot. Për çfarë duhet të shtyhet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko