Skip to content

Kuvendi miraton pro projektligjit për ndryshimet në marrjen e nënshtetësisë shqiptare

Kuvendi ka miratuar tre projektligje të rëndësishme gjatë seancës së kësaj të enjteje, diskutimet e së cilës zgjatën për më shumë se 10 orë.

 

Me 97 vota pro është miratuar projektligji që lehtëson procedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare.

 

Ndërkohë me 3 kundër dhe 78 vota pro u dha “drita jeshile” për projektligjin e fondeve të pensionit privat.

 

Mandati i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore u miratua nga Kuvendi me 77 vota pro.