Skip to content

“Jelekverdhët” e Francës shndërrohen në jakobinë, thirrje për në Versaje: ta bëjmë si në 1789-ën

Kështjella e famshme e Versajës pranë Parisit do të mbyllet të shtunën për shkak të protestës së shpallur të “jelekverdhëve” në zonë, tha administrata e kështjellës dhe prefektura e policisë lokale.

Kjo mbyllje e jashtëzakonshme e kështjellës së mbretërve të mëparshëm të Francës është pjesë e masave parandaluese.

Në rrjetet sociale, në ditët e fundit, po bëhen thirrje gjithnjë e më shumë për tubim në Versajë.

Një nga zëdhënësit e “jeleëkverdhëve”, Eric Drouet, tha se tubimi duhet të mbahet në një vend simbolik përpara kështjellës. E siç dihet, aty, më 1789 u zhvillua një kryengritje kundër mbretit Liugji XVI, që pasoi më vonë revolucionin borgjez francez, një nga ngjarjet që ktheu rrotën e zhvillimeve botërore, veçanërisht atyre europiane. Nga ai revolucion më pas do të shpëthente mendimi ateist, nacionalizimi dhe idetë komuniste.