Subscribe
Standart &Poors agjencia prestigjioze e vlerësimit ka renditur Shqipërinë një shkallë më lartë, nga vlerësimi i fundit. Sipas agjencisë nga “perspektivë e qëndrueshme”, tashmë Shqipëria renditet si “perspektivë pozitive”. Paralelisht agjencia ka rikonfirmuar edhe vlerësimin e vendit në “B+”.
Por çfarë do të thotë një rritje e vlerësimit nga Standart &Poors?
“Perspektiva pozitive” ofron panoramën e parametra fiskale, të cilët kanë pritshmëri se do të përmirësohen më tej, nëpërmjet përpjekjeve të qeverisë për të forcuar financat publike. Duke ju referuar njoftimit për shtyp të ministrisë së financave, agjencia në parashikimet e saj vlerëson se rritja ekonomike këtë vit do të jetë 3% si pasojë e një kërkesë ulët nga bashkimi evropian si vendi kryesor partner në ekonomi i Shqipërisë.
Inflacioni gjithashtu ka shënuar rënie graduale, ndërsa mendohet se për vitin aktual inflacion mesatar do të jetë në 4.7%, për tu rikthyer në normalitet në vitin që vjen.
Agjencia mendon se borxhi publik i qeverisë deri në 2026 do të arrijë në 58.3% të prodhimit të brendshëm bruto. Por këto tregues do të varën nga rimëkëmbja e qëndrueshme ekonomike si dhe vazhdimi i reformave të nisura. Sipas njoftimit të ministrisë, agjencia mendon se vendi është i mirpozicinuar për të vijuar më tej me ofertën e tij për anëtarësim në bashkimin evropian, pa pengesa të mëdha të jashtme.
