Operatori i Sistemit të Transmetimit, njofton qytetarët se në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprje të energjisë, për shkak të ndërhyrjeve në rrjet.
Mësohet se më kërkesë të OST, do të kryhet remont në NST Farkë, në datën 27 shtator gjatë intervalit kohor 00:00-05:00, dhe do të stakohet energjia në zonën e Mulletit, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Lundër, Vishnje, Sauk.
“Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont në NST Farkë, në datën 27 shtator gjatë intervalit kohor 00:00-05:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Pjesërisht: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Lundër, Vishnje, Sauk”- thuhet në njoftim.
