Afrim Bunjaku, Rreshteri I policisë së Kosovës që u vra  nga një grup kriminal serb në Banjskë të Zvecanit ,  u përcoll  këtë të hënë pasdite për në banesën e fundit.

 

Ceremonia mortore u zhvillua në vendlindjen e tij në fshatin Samadrexhe të Vushtrisë.

 

Ishin më mijëra qytetarët por edhe personalitetet të jetës publike në Kosovë që I dhanë lamtumirën e fundit efektivit që dha jetën për ruajten e rendit dhe sigurise publike në vendin e tij.

 

Në mesin e të pranishmeve ishin edhe dy ndër Ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, ai për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani dhe Ministri I Brendshëm Taulant Balla.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli  “Hero i Kosovës” policin e vrarë dje në Banjskë të Zveçanit, rreshterin Afrim Bunjaku.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko