Skip to content

“Sulmi në Veri, dëshmi e hidhur e qëndrimeve të vjetra të Beogradit” – Meta: Deklaratat e Vuçiç të papranueshme, është rreshtuar krah minuesve të dialogut

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dënoi sulmin serb ndaj strukturave të Policisë së Kosovës duek theksuar se diçka e tillë vjen vetëm për destabilizimin e situatës dhe krijimin e një tensioni të përhershëm.

Në fjalën e tij për gazetarët, Meta vlerësoi si të “papranueshme deklaratat e presidentin Vuçiç, i cili publikisht deklaroi edhe pas këtij sulmi, se nuk do ta njohë kurrë as në mënyrë formale e informale, Kosovën, si shtet sovran dhe të pavarur.”

Sipas tij, “presidenti i Serbisë është i vendosur në anën e minuesve të këtij dialogut, në funksion të qëllimeve të tij politiko-nacionaliste.”

“Kosova ka përjetuar këto ditë një sulm të jashtëzakonshëm, për shkak të sulmeve të orkestruara kriminale ndaj Policisë dhe sigurisë publike të saj. Është tashmë shumë e qartë që kjo veprimtari kriminale ka si qëllim të vetëm destabilizimin e situatës dhe krijimin e një tensioni të përhershëm.

Të gjithë jemi të tronditur nga pamjet e arsenalit luftarak, që janë një provë e pakundërshtueshme e një veprimtarie kriminale të mirëmenduar për qëllime të larta politike.

Dua të vlerësoj si të papranueshme deklaratat e presidentin Vuçiç, i cili publikisht deklaroi edhe pas këtij sulmi, se nuk do ta njohë kurrë as në mënyrë formale e informale, Kosovën, si shtet sovran dhe të pavarur.

Kjo deklaratë e tij është një provë e qartë e mungesës së vullnetit për një dialog mes dy vendeve.

Presidenti i Serbisë është i vendosur në anën e minuesve të këtij dialogut, në funksion të qëllimeve të tij politiko-nacionaliste.

Ngjarjet e dhunshëm janë dëshmi e hidhur e qëndrimeve të vjetra të Beogradit të cilat pengojnë të ardhmen europiane të rajonit.”, tha Meta për gazetarët.

 

“”