Skip to content

Një person mbërrin i plagosur në spitalin e Shkodrës/ Futet menjëherë në operacion

Një person ka mbërritur i plagosur në spitalin e Shkodrës.

 

Personi, identifikimi i të cilit nuk është bërë i ditur, është nga Malësia e Madhe.

 

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata raporton se i plagosuri ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.

 

Deri tani ende nuk dihen detaje mbi shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.