Ish-nënkryetari i Bashkisë së Librazhdit, Andri Çota është vënë në praga, pasi akuzohet se ka keqpërdorur fondin për klubin sportive. Bëhet me dije se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, për shkak të dëmit të ekonomik të shkaktuar, si pasojë e keqpërdorimit të këtij fondi.

 

Autoritetet njoftojnë se hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti janë në vijim.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko