Skip to content

“Nga 1 Tetori hyn në fuqi Marrëveshja për sigurimet me Zvicrën” – Rama: Qytetarët e dy vendeve mund të gëzojnë përfitimet e plota. Së shpejti dhe me Italinë

Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se prej datës 1 Tetor tashëm futet në fuqi “Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.”

Sipas asaj çka shkruan edhe kryeministri, “kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre.”

Ndër të tjera ai njofton se sëshpejti do të arrihet edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë.

Postimi i Kryeministrit:
Në datën 1️ Tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës
Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre
*Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë

“”