Skip to content

Përfundon puna për vendkalimet e këmbësorëve pranë sheshit “Nënë Tereza”, ja akset që janë pajisur me vijëzime lineare

384725018 18283852306150774 5344543250600328888 n

Ekipi i Punëtorëve të Qytetit në Bashkinë e Tiranës ka përfunduar punën për vendkalimet e këmbësorëve pranë sheshit “Nënë Tereza”në Tiranë.

 

Tashmë kjo zonë e kryeqytetit ka marrë një pamje të re, duke ofruar akoma më shumë siguri për këmbësorët.

 

Gjithashtu disa akse të tjera rrugore në kryeqytet janë pajisur me vijëzime lineare.

 

Konkretisht vijëzimet kanë përfunduar tek segmenti i nënkalimit të “Casa Italia”, Rruga e Shkodrës dhe rruga “Kodër-Kamëz”.