Skip to content

“Ndalimi i Radojicic ishte farsë”/ Sveçla: Vuçiç i përfshirë në sulmin terrorist

2023040714040 c40e1bc30b76195cbea661c428a3b1fd7994d30f524337d2847fd3bc6bb0dd13 scaled

Një farsë e ka quajtur ministri i Kosovës për punët e Brendshme Xhelal Sveçla ndalimin e Milan Radoiçiç nga autoritetet serbe, i cili tashmë është lënë i lirë.

Në një intervistë për median kroate, Sveçla u shpreh i bindur se Beogradi zyrtar është i përfshirë në sulmet e 24 shtatorit në Zveçan.

 

XHELAL ZVEÇLA

MINISTER I BRENDSHËM I KOSOVËS

“Unë mendoj se kjo është vetëm një farsë. Jemi të bindur se në planifikimin, mbështetjen dhe financimin e aksionit terrorist kanë qenë të përfshirë edhe Vuçiç, ministri i Mbrojtjes Vujeviç dhe shefi i Shtabit të Ushtrisë Serbe, Mojsiloviç. Nëse duam drejtësi të plotë, atëherë duhet të gjykohen në gjykatat serbe edhe ata që kanë dorëzuar armët. Ne kemi dëshmi për atë organizatë terroriste.”

Më tej ministri tha se ndalimi i ish-nënkryetarit të listës serbe ishte një kamuflim i Serbisë ndaj presionit të ndërkombëtarëve.

 

“Është një lëvizje më simbolike e Serbisë për të dalë nga presioni i fuqive perëndimore. Nëse e dimë që ky është një hap thelbësor dhe lufta kundër krimit, atëherë duhet të arrestohet i gjithë grupi. Po kështu ata duhet t’i dorëzohen drejtësisë së Kosovës dhe të dënohen për atë që kanë bërë në Kosovë”

Megjithë marrjen e përgjegjësisë nga Milan Radoiçiç, Prishtina zyrtare beson se autorët e vërtetë të sulmeve janë presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe disa zyrtarë të qeverisë së tij.