Berisha: Sot, kryefjala duhet të jetë deklarata super skandaloze se “veriu i kosovës është toka e askujt”. Nuk ka deklaratë më antishqiptare. Nuk ka deklaratë më të shpifur.
Përse derdhi gjakun Afrim Bunjaku. Ku u vra ai? U vra pikërisht në Veri të Kosovës, në mënyrë që aty të sundojë rendi, ligji dhe rregulli, ku u zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të Vuçiç, të kryesuara nga Radoiçiç.
Ajo ishte tokë e zotërve të saj, a mundet një krim-ministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij Vuçiç, dhe tani kërkojnë të mbulohet kjo me deklaratat e turpshme këtu përpara.
Dostojevksi thotë ‘njeriu që kalon nga gënjeshtra në gënjeshtër largohet nga homosapiens’
Këtu debati duhet të fillojë me urgjencë për këtë deklaratë që e bën edhe pengu i Vuçiç, që quhet Edvin Kristaq Rama.
A e dini çfarë tha Allistar tha “e ka hipnotizuar Vuçiç”.
