Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën në Veri të Kosovës teksa ndodhej në takimin e Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Granada të Spanjës.
Rama u shpreh se duhet të merren masa përpara se të jetë vonë dhe se është e rëndësishme që NATO të forcojë misionin e KFOR në veri.
“Kufiri aty është transparent dhe ka mjete dhe trafik kriminal që ndodh aty”, u shpreh ai.
Kreu i qeverisë theksoi se shpreson që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.
Edi Rama: “Lufta është një fjalë shumë e madhe, por para se të jetë vonë, masat duhen te merren dhe ne po ndjekim me detaje është shumë e rëndësishme që ka dëshira dhe lëvizje që NATO të forcojë misionin e KFOR në veri.
Kufiri aty është transparent dhe ka mjete dhe trafik kriminal që ndodh aty dhe në të njëjtën kohë shpresojmë dialogu të rikthehet. Nuk ka diçka të tillë si anëtarësimi i klasit të dytë, siç jemi në këtë situata po, ka klasë të parë dhe klasë të dytë të evropianëve, evropianë që janë pjesë e BE dhe evropianë që janë jashtë BE.
Duhet të jemi realist dhe nuk duhet të shohim gishtin, kur ai tregon hënën dhe të besojmë se kjo Europë e 27 vendeve që ka shumë probleme për të pasur një vendimmarrje kompakte, mund të zgjerohet me 34, 35, 37 së shpejti, por në vend të asgjë apo gjithçka për ne edhe pse nuk jemi pjesë e BE, duhet të konsiderohen alternativa të reja dhe sigurisht kjo ndarje në shtëpi duhet të jetë shumë interaktive.
Si përshembull, shpirti i komunitetit politik të BE duhet të jetë, në perimetrin e BE, pa pasur edhe anëtarësim së shpejti, sepse kjo nuk do të ndodhi.”
