Skip to content

Goditit operatorin në Kuvend/ Noka i kërkon ndjesë publike

Me debate të shumta mes demokratëve, në Kuvend sot u regjistrua edhe një incident mes deputetit Flamur Noka dhe operatorit të Vizion Plus Parid Dado.

 

Noka në një moment gjatë seancës e qëlloi operatorin me rregulloren e Kuvendit, me pretendimin se ai po filmonte telefonin e Berishës.

 

Pas kësaj ngjarje, Noka ka reaguar në Facebook, ku edhe i ka kërkuar operatorit një ndjesë miqësore.

 

“Nje ndjes miqesore kameramanit Parid Dado per keqkuptimin e paradites”, shkruan Noka.

 

Veprimin e deputetit e dënoi edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.