Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ironizuar rritjen që qeveria u bëri pensionistëve. Në një intervistë , deputeti demokrat thotë se me rritjen prej 8 mijë lekësh në muaj, pensionistët nuk pinë dot asnjë kafe.

Sipas tij, kjo nuk quhet rritje, por është një skandal, pasi nëse pensionistët nuk do kishin fëmijët, do të vdisnin nga uria.

Vetëm dushi – u shpreh ai- kërkon 13 mijë lekë të vjetra në muaj për t’u ngrohur, ndërsa qeveria jep kompensim 6 mijë lekë të vjetra.

“Pensionistët nuk përfitojnë dot as gjysmë buke në ditë. 8 mijë lekë ti ndash për 30 ditë janë 440 lekë. Nuk e di ca do bëjë një familje, qoftë sikur të ishte një kafe 500 lekë ti jepej mundësia për të pijë një kafe. Është skandal, ca mund ta quash këtë rritje. Për  mua është e turpshme. Unë i kam bërë llogaritë dhe një pensionist nuk  del dot të hajë buke po të mos kishte fëmijët apo dashamirës që ti ndihmonin, unë them që do kishte shumë pleq që nuk do ta kalonin dot ose do vdisnin urie, ose janë duke bërë një gjë të tillë për ti mbajtur frymën gjallë. Tanin që po vjen dimri të gjithë pleqtë në shtëpi me dy batanije sepse nuk kanë mundësi ngrohje. Ata japin kompensim 6 mijë lekë të vjetra. Vetëm bolieri i dushit do 13 mijë lekë të vjetra në muaj. Imagjonin dot, ai nuk ndez dot dushin që të ketë një pagure me ujë që të mbajë në mes të këmbëve. Prandaj duhet të kemi  një minimum jetik”, tha Saimir Korreshi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko