Skip to content

Gazment Bardhi kërkon ndërprerje të seancës për të mbledhur Grupin Parlamentar, Felaj: Mos provokoni, ju mund t’ju teket në mes të diskutimit…

Gazment Bardhi ka kërkuar ndërprerje të seancës parlamentar për 15 minuta me qëllim për të mbledhur Grupin Parlamentar, por kjo nuk u pranua nga drejtuesja e seances, Ermonela Felaj.

“Në përputhje ne nenin  52 të rregullores së Kuvendit unë kërkoj 15 minuta pushim për mbledhje të grupit parlamentar të PD. Në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të kërkoj 15 minuta pushim. Është një kërkesë në përputhje me rregulloren. Ju keni marrë vendime për ne, ne  do të duhet të marrim vendime për veten. Zbato rregulloren dhe jep 15 minuta pushim. Zoti Cuci më pas le ta marrë fjalën”, tha Bardhi.

Kjo kërkesë nuk u pranua nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, e cila i tha Bardhit që të mos provokojë seancën.

“Ju lutem, mund të uleni zoti Bardhi. Fjalën e ka zoti Cuci, sepse është regjistruar për të marrë fjalën dhe  nuk mund ta ndërpres seancën. Ju mund tju teket edhe në mes të diskutimit per te bere pushim.  Zoti Bardhi uluni dhe mos provokoni seancën, qëllimet tuaja i dimë dhe janë të dukshme”, tha Felaj.

“”