Lulzim Basha në çdo seancë plenare tashmë nuk mungon. Së bashku me grupin e tij parlamentar, ai mbërrin pak më herët, duke pasur kohë që të takohen me kolegët e tjerë në oborrin e Parlamentit.
Këtë herë, parakalimi i tij ka qenë si më ndryshe. Basha ka qenë nën shoqërinë e mikut të tij, Enkelejd Alibeajt dhe pas tyre janë edhe kolegët nga Partia Demokratike. Ajo që kemi mundur të shquajmë në këtë shkrepje, është pozicioni i njëjtë i Bashës dhe Alibeajt.
Të dy kanë qenë me dorën në xhep, teksa duken shumë të përfshirë në bisedën që janë duke bërë me njëri tjetrin, aq sa nuk e kanë vënë re shkrepjen që është bërë nga paparaci ynë.
Ndonëse herët e tjera, kryedemokrati ka qenë mes kolegëve, këtë herë ka preferuar që të jetë disa hapa para, me të besuarin e tij. Ndoshta një pozë e rastësishme, apo ndoshta një bisedë disi më diskrete ka qenë ajo që ka shkëputur dy deputetët nga pjesa tjetër.
