Skip to content

Arben Ahmetaj sërish i pandehur në SPAK/ Zbardhen detaje nga privatizimi që shkaktoi dëmin 7 miliardë lekë

Subscribe

Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj ka marrë të pandehur ish numrin dy të qeverisë Arben Ahmetaj për shpërdorim detyre.

 

Ahmetaj i cili rezulton të jetë në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve, këtë herë është marrë i pandehur pasi ka shkelur ligjin, duke firmosur privatizimin e ish-fabrikës së bukës në zonën e 5 majit. Për këtë privatizim, është shkaktuar një dëm prej 7 milirdë lekësh për një familje në Tiranë, e cila ka fituar të gjitha proceset gjyqësore.

 

Por Ahmetaj në cilësinë e ish-ministrit të Financave ka vendosur privatizimin dhe aty është bërë kompleks pallatesh

 

SPAK ka veçuar çështjen dhe është duke vijuar hetimin për zyrtarë të tjerë në lidhje me këtë çështje.