Skip to content

Rritet lehtë inflacioni, në shtator kushtuan më shumë pijet, ushqimet dhe karburantet

Inflacioni është rritur lehtë në muajin shtator, në nivelin e 4.1%, nga 4% që ishte në gusht.

 

Sipas Institutit të Statistikave rritja u ndikua nga shtrenjtimi i ushqimeve, pijeve, karburanteve, por edhe nga çmimet më të shtrenjta për shërbime arsimore e për argëtim.

 

Nëse e krahasojmë me një vit më parë, inflacioni është përgjysmuar.

 

Megjithatë produkte të tilla si bulmeti, patatet, mishi e peshku po vijojnë të rëndojnë më shumë xhepat e konsumatorëve.