Mbledhja e komisionit të Sigurisë Kombëtare është shoqëruar me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës. Mes tonësh të larta dhe acarimesh, mbledhja është ndërprerë për shkak të replikave mes Ervin Salianjit dhe deputetit të PS, Alban Xhelili.
Gjatë debatit pa mikrofon, demokrati e akuzoi deputetin e PS, Xhelili se këtë të fundit e ka sjell krimi organizuar në Kuvend. “ E di unë shumë mirë kush je ti! Të ka sjell krimi në Kuvend”.
Më herët, Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferri kërkoi që Edi RAma të sqarojë deklaratat e tij për Kosovën për të cilat tha se ishin të papapranueshme të deklarohet se “Kosova është tokë e askujt”.
Por Nasp Naço, kryetar i Komisionit ka tentuar ta kalojë me ironi, teksa është shprehur se opozitarët ankohen në Kuvend se i bullizon kryetari.
Ervin Salianji i është kthyer me të njëjtën monedhe, teksa tha se për socialistët Edi Rama është Zoti dhe ata lutem vetëm tek ai.
Xhaferraj: Zoti kryeministër ka folur në një të përditshme prestigjioze të huaj se veriu i Kosovës është tokë e askujt. Ka pasur një prononcim për Kosovën në një konferencë jashtë. Ai është kryeministri i Shqipërisë, por ne kemi detyrimin sepse përfaqësojmë qytetarët. Ftoj kryeministrin që të japë shpjegime për të gjitha këto. Duhet të thërrasin dhe Guvernatorin e BSH, pasi mijëra qytetarë prezantohen me rinjtë të konsiderueshme të këstit të kredisë, deri në 25%. Kjo si pasojë e kontratave me bankat dhe rritjen.
Naço: Faleminderit për çështjet prej 360 gradë, folët për gjithçka. Harruat diçka, për nenin e rregullores. Ju kanë kapur në gabim, pasi keni kërkuar thirrjen e ministrit të Brendshëm, por ishit bërë 6 deputetë, dhe duheni 7.
Xhafaj: Nuk ke të drejtë që të futesh në diskutimet tona. As neni 12 as ai 36 nuk e ndryshojnë qëndrimin për çështjen në Kosovë. A ka mundësi që të na japësh një shpjegim se ku hyn axhenda personale?
Naço: Po ti ç’ ke. E kisha me zotin Salianji…
Salianji: Meqë thatë se i lutemi zotit, lutuni te Rama, se atë keni Zot apo perëndimi. Në këtë komision duhet të zbatoni kushtetutën dhe ligjin.
Naço: Kërkesën tjetër, që të vijë ky apo ai…Doni prapë pastaj dhe thoni; kryetari i Komisionit na bullizon.
