Skip to content

“Taksat e larta vështirësojnë ekonomitë familjare”- Ilir Meta: Interesi i qytetarëve, angazhimi madhor i PL-së! Do jemi promotorë të transparencës për të zbardhur aferat

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se taksat e larta të qeverisë dhe të bashkisë po vështirësojnë edhe më shumë ekonomitë familjare.

Në takimin që Meta zhvilloi me strukturat e Partisë së Lirisë në Tiranë u shpreh se fondet nuk shkojnë për shërbime, por për inceneratorin që nuk ekziston.

Meta deklaroi gjithashtu se “propozimet e Partisë së Lirisë për të ulur kostot e jetesës do të jenë një politikë e vazhdueshme. PL do të jetë promotorë e transparencës. Këshilltarët po vazhdojnë me vendosmëri për të zbardhur aferat”.

“Vetëm interesi i qytetarëve, mbrojtja e taksave të tyre dhe kthimi në shërbime është dhe mbetet angazhim madhor i PL. Ekonomia e familjeve në kryeqytet është vështirësuar jo vetëm nga taksat që vendos qeveria e Edi Ramës, por edhe prej taksave të larta që vendos bashkia e Tiranës. Kjo bashki mbledh mbi 200 mln euro të cilat më pas grabiten në tendera dhe kontrata korruptive duke i lënë qytetarët pa shërbime.

Rasti më flagrant ka qenë me shtesën që iu dha inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston fare. Këto fonde u hoqën nga arsimi.

Taksa e përkohshme dhe antikushtetuese e infrastrukturës arsimore që është kthyer në taksë të përhershme është shembull i qartë se Veliaj ka synimin të rrëmbejë qytetarët për të pasuruar  klientët e tij”, tha Ilir Meta.

“”