Skip to content

Kërkuan ngritjen e Komisionit Hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit për funksionet publike, mazhoranca rrëzon opozitën

Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e një Komisionit Hetimor për parandalimin e konfliktit të interesit për funksionet publike.

Kjo është hera e tretë radhazi e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore që rrëzohet nga PS në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

“Do të ketë fatin e të tjerëve, do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese”, tha Tabaku.

Mazhoranca ka rrëzuar gjithashtu kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore për skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS dhe të dhënat personale, si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë.

“”