Skip to content

Rezoluta për sulmet në Veri, deputeti i PD: Për turp! Shqipëria duhet të buçiste për Kosovën, kanë dakortësuar për të mos thënë asgjë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka reaguar ashpër pasi PS dhe opozita kanë arritur në dakortësi për një projekt-rezolutë të përbashkët, për sulmet serbe në veri të Kosovës.

Ndërsa e ka cilësuar këtë marrëveshje mes palëve si “turp” , Çollaku shprehet se “Rithemelimi dhe PS paskan rënë dakord të kalojnë një Rezolutë vetëm me tre pika për Kosovën, ku njëra prej të cilave është citimi i Rezolutës së Kosovës”.

Sipas deputetit, Shqipëria anëtare e OKB, e NATO-s, duhet të buçiste për Kosovën, ndërsa thekson se Kosova në rezolutën e saj aq ka mundur të thotë, pasi “pozicioni i saj aq i brishtë ndërkombëtarësh aq i ka lejuar të thotë”.

“Kuvendi Shqipërisë nuk ka zë për njohjen reciproke mes Serbisë e Kosovës si elementi kyç i paqes në Ballkan”, shkruan ndër të tjera deputeti demokrat.

Reagimi i plotë

Per turp.

Rithemelimi dhe PS paskan rene dakort te kalojne nje Rezolute vetem me tre pika per Kosoven, ku njera prej te cilave eshte citimi i Rezolutes se Kosoves.

Kosova ne rezoluten e saj aq ka mundur te thote. Pozicioni i Kosoves aq i brishte nderkombtarisht aq i ka lejuar te thote.

Por Shqiperia, e njohur nderkombtarisht ne cdo institucion nderkombetar dhe te sigurise.

Shqiperia antare e OKB, Shqiperia antare e Nato duhet te buciste per Kosoven e ne mbrojtje te Kosoves.

E pra Shqiperia nuk ka ze  per Kosoven.

Shqiperia nuk ka ze per sulmin e Republikes se Serbise mbi Kosoven.

Shqiperia nuk ka ze per rrezikun e ndarjes se Kosoves.

Kuvendi Shqiperise nuk ka ze per Njohjen Reciproke mes Serbise e Kosoves si elementi kyc i paqes ne Ballkan.

Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze per armatimet ushtarake ruse qe furnizohet Serbia.

Kuvendi i Shqipërise nuk ka ze per bazat ushtarake ruse ne kufi te Kosoves.

Kuvndi i Shqiperise nuk ka ze per te denoncuar Presidentin Vucic si nje kukull e Putin ne Ballkan,dhe drejtues i drejtperdrejte i planit te agresionit ushtarak ne Veriun e Kosoves.

Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze te denoncoje Serbine si nxitese konfliktesh dhe kercenuese e integritetit dhe stabilitetit te shteteve fqinje ne Ballkan ,si Kosova,Bosnie Hercegovina ,Mal i Zi.

Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze per asnje nga keto ceshtje.

Kuvendi i Shqiperise ka vendosur te heshte,pasi Rithemelimi dhe PS kane dakordesuar per Te Mos Thene Asgje.

Sot si deputet i ketij Kuvendi ndihem i turperuar per kete “Aleance te Heshtjes” ne dem te Kosoves dhe Paqes dhe Stabilitetit ne Ballkan.

LEXO EDHE: Mazhoranca dhe opozita arrijnë dakordësinë për Kosovën, zbardhet drafti final që pritet të miratohet në Kuvend

“”