Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbrojtur qëndrimin e kryeministrit Rama në lidhje me Kosovën, përballë akuzave të opozitës.
Nga Foltorja e Kuvendit, Manja theksoi që në krye të herës se fati politik i Edi Ramës sipas tij është “i lidhur me të ardhmen e Shqipërisë, Kosovës dhe të faktorit shqiptar në rajon dhe jo me Serbinë.”
Ndërsa duke iu drejtuar skeptikëve, Manja nuk la jashtë përgjigjeve të tij as ish-kryeministrin Berisha.
“Me Serbinë, Sllobodanin dhe hijet e tij në Ballkan më mirë se Saliu nuk e di askush se kush e ka të lidhur fatin politik.”, tha ai.
Sipas Manjës, askush nuk ka të drejtë në sallën e Kuvendit të etiketojë dikë si patriot apo tradhëtar në lidhje me raportin me Kosovën.
“Ku e gjen guximin Saliu të më drejtojë gishtin mua apo kolegëve mua dhe të më etiketojë në raport me Kosovën si patriot apo tradhëtar. Askund tjetër përveçse kur e përdor Kosovën për hallet e vogla politike apo familjare apo për inat të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste që nuk e mundin dot me votë.”, tha Manja.
“Për të gjithë skeptikët sot kam një përgjigje
Edi Rama e ka fatin e tij politik dhe njerëzor të lidhur me të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës dhe të faktorit shqiptar në rajon dhe nuk e ka me Serbinë.
Me Serbinë, Sllobodanin dhe hijet e tij në Ballkan më mirë se Saliu nuk e di askush se kush e ka të lidhur fatin politik.
Kosova nuk mund të jetë arenë e debatit politik në këtë sallë për interesa të vogla të politikës apo për inat të Edi Ramës. Sepse shqiptarët nuk na kanë dhënë bashkë me votën dhe të drejtën për të drejtuar gishtin ndaj njëri-tjetrit se kush është patriot apo tradhëtar.
Ku e gjen guximin Saliu të më drejtojë gishtin mua apo kolegëve mua dhe të më etiketojë në raport me Kosovën si patriot apo tradhëtar. Askund tjetër përveçse kur e përdor Kosovën për hallet e vogla politike apo familjare apo për inat të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste që nuk e mundin dot me votë.
Halli që i shqetëson ka të bëjë me faktin se pse Edi Rama është në sinkron të plotë me bashkësinë ndërkombëtare, që Rama është 10 hapa përpara tyre në politikën e jashtme dhe përherë në fund ata detyrohet të veprojnë siç e ka paralajmëruar vetë Rama. Po kjo nuk është politikë, thjeshtë inat personal.”, tha Manja në seancën e posaçme për Kosovën.
