Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka kritikuar deklaratat e kryeministrin Edi Rama, pas fjalimit të këtij të fundit në Kuvend për qëndrimin e tij ndaj Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Sela u shpreh se “Vuçiç kërkon të zgjoj fantazmat e Millosheviçit”, ndërsa shton më tej se Vuçiç e ka deklaruar me gojën e tij që nuk do ta njohi Kosovën.
Me tej deputeti demokrat u shpreh se paralelizmi që Kryeministri Rama ka bërë për situatën në Kosovë me luftën në Palestinë, është sipas ti “një ugur i z dhe e tmerrshme të mendosh që do ndodhi një skenar i tillë me Kosovën”.
“Qëndrimi i Serbisë dhe i Vuçicit tregon si ai është i pakorrigjueshëm. Është ish-sekretar i asaj partie që është dënuar për gjenocid. E ka deklaruar me gojën e tij që nuk do ta njohi Kosovën. Kosova thjesht po kërkon të jetojë në paqe. Vuçiç kërkon të zgjoj fantazmat e Millosheviçit.
Po Presheva dhe Bujanovçi e dini ju çfarë po heqin, si po ju shkelen të drejtat? Kurse pakicat serbe ne Kosovë respektohen. Më erdh keq me kryeministrin tone qe beri një paralelizëm me Palestinën. Është një ugur i zi që mund të ndodhi kjo me Kosovën, e tmerrshme të mendosh që do ndodhi një skenar i tillë me Kosovën. Jam i bindur që Kosova do jetë në rrugën e integrimit se është në të drejtën e vet”, deklaroi Sula.
