Skip to content

Sulmi në Veri/ Parlamenti i Shqipërisë voton me 101 vota pro rezolutën në mbështetje të Kosovës

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 101 vota pro, dhe 1 abstenim, Rezolutën për sulmet në Veri të Kosovës.

Rezoluta, thekson rëndësinë e mbrojtjes së interesave të përbashkëta dhe integritetit territorial të Kosovës, ndërsa parashtrohen tre pika.

Në këto tre pika kërkohet hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit, si dhe për faktin që qeveria e Kosovës të punojë me aleatët ndërkombëtarë.

Në sallë ishin të pranishëm 106 deputetë, nga ku asnjë nuk votoi kundër, por pati 1 abstenim.

“”