Skip to content

Sulm në një gjimnaz në Francë, vritet mësuesi dhe plagosen dy persona

Një mësues është vrarë dhe dy persona janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë. Lajmi konfirmohet nga autoritetet vendase.

 

Ministri i Brendshëm i Francës, Gérald Darmanin tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme “Gambetta”, në qytetin verior të Arras.

 

Zyrtarët lokalë thonë se sulmuesi është arrestuar. Kanali francez BFMTV ka raportuar se është arrestuar edhe vëllai i sulmuesit. Ende nuk dihet nëse ka të tjerë të lënduar.