Kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar me e ish të përsekutuarit politik në Lushnjë, Ramadan Toska.
Basha shprehet se Lushnja dhe fshatrat përreth u përcaktuan si vendi kryesor i internimeve dhe ndëshkimeve mizore nga ana e regjimit komunist.
Ndërsa theksoi se “vuajtjet dhe sakrificat e tyre janë busulla jonë morale, njohja dhe nderimi i kalvarit të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre janë jetike për rimëkmbëjen shpirtërore të kombit tonë”.
“I nderuar të isha për vizitë në familjen e Ramadan Toskës, i persekutuar politik. Për dekada Lushnja dhe fshatrat përreth u përcaktuan si vendi kryesor i internimeve dhe ndëshkimeve mizore nga ana e regjimit komunist. Në kampet e kësaj zone vuajtën dënimin 30 mijë burra, gra, vajza, djem dhe të mitur. Vuajtjet dhe sakrificat e tyre janë busulla jonë morale, njohja dhe nderimi i kalvarit të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre janë jetike për rimëkmbëjen shpirtërore të kombit tonë”, shkruan Basha në një postim në Facebook.
