Agjencia e Kombeve të Bashkuara që ndihmon popullin e Palestinës njoftoi situatën në Rripin e Gazës.

Kryekomisioneri i kësaj agjencie, Philippe Lazzarini, ka ndarë një mesazh tronditës, siç raporton britanikja Guardian.

Siç shprehen ata: “Këto tetë ditët e fundit nuk është lejuar asnjë pikë ujë, asnjë kokërr grurë, asnjë litër karburant brenda Rripit të Gazës… Ju njoftoj se nga sot kolegët e mi nga UNRWA në Gaza nuk mund të ofrojë më ndihmë humanitare.

Në fakt, Gaza po mbytet dhe lufta duket se e ka humbur humanitetin e saj… Po ta shohim problemin e ujit, të gjithë e dimë se uji është jetë, dhe Gaza ka mbetur pa ujë dhe Gaza mbetet pa jetë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko