Skip to content

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe ulje temperaturash, si parashikohet moti javor! Ja sa do të shënojë termometri

Gjatë kësaj jave në vendin tonë do të rikthehen reshjet e shiut, përkatësisht ditën e martë dhe të mërkurë. Ndërsa të enjten dhe të premten, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Pësa i përket fushës termike pritet të ketë rënie të temperaturave ditën e martë kryesisht në vlerat e mesditës, por duke filluar nga dita e mërkurë pritet të kemi persëri rritje të tyre më e ndjeshme në vlerat e mesdiës.

 

Sipas SHMU, temperaturat mimimale do të arrijnë në 3 gradë celcius, ndërsa ato maksimale në 30 gradë celcius.

Parashikimi i motit për javën:

Dita e hënë do të ketë mot me kthjelliem dhe varënsira deri mesatare. Përgjatë relieveve malore në juglindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensiet të ulet.

Dita e martë do të ketë mot kryesisht të vranët. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershem në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e lokalisht në ultësirën perëndimore me intensitet deri të lartë. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të lokalizohen vetëm në zonat malore në juglindje të vendit me intensitet të ulët.

Ditën e mërkurë moti parashikohet te jetë me kthjellime dhe varënsira në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen  nga reshej lokale shiu.

Ditën e enjte dhe të premte moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Era do të jetë nga nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, e duke filluar nga dita e enjte era kthen nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri ne 15m/sek, kryesisht ditën e premte.

Pësa i përket fushës termike pritet të ketë rënie të temperaturave ditën e martë kryesisht në vlerat e mesditës, por duke filluar nga dita e mërkurë pritet të kemi persëri rritje të tyre më e ndjeshme në vlerat e mesdiës.

“”