Skip to content

Veliaj pret nobelistin në Fizikë/ Shkencëtari ruso-britanik fton studentët të vizitojnë laboratorin e tij

Kostya Novoselov, fituesi i çmimit Nobel për Fizikë në vitin 2010, është pritur në një takim nga Erion Veliaj. Në qender te bisedes ka qënë mundësia e për krjimin e bursave për doktoratura për shkencëtarët e rinj shqiptarë pranë Institutit të Singaporit.

 

ERION VELIAJ

KRYETARI I BASHKISE TIRANE

 

“Shpresoj shumë që, ajo bisedë që filluam për të pasur 4-5 bursa për doktoraturë për shkencëtarët e rinj shqiptarë pranë Institutit në Singapor, të realizohet sa më shpejt, dhe të kemi edhe ne disa shkencëtarë të kalibrit të lartë, por që nuk ju mungon as një mentor i mirë, siç jeni ju, as institute i duhur ku mund të kryejnë eksperimentet e tyre”

 

Nobelisti ruso-britanik ftoi studentet shqiptarë te vizitojnë laboratorin e tij në Singapor.

 

KOSTYA NOVOSELOV

FITUESI I ÇMIMIT NOBEL PËR FIZIKË

 

 “Kam kënaqësinë t’ju ftoj të shikoni laboratorin tonë në Singapor dhe shpresoj që të vendosim bashkëpunimin tonë me të rinjtë shqiptarë për nanoteknologjinë. Jam shumë i lumtur t’i japim mundësinë studentëve më të talentuar shqiptarë për t’i mirëpritur në laboratorin tim.”

 

Veliaj tha se të rinjtë duhet te kthehen sërish që të sjellin dijet e tyre në Shqipëri.