Skip to content

Vila e Enver Hoxhës, tani rezidencë artistësh, Rama delegacionit francez: Me filozofinë e pronarit, ne sot duhet t’ju vrisnim dhe të merrnim peng Macron

Nga ceremonia që u mbajt në vilën e ish-diktatorit, kryeministri Edi Rama i tha delegacionit francez i cili kryesohej nga presidenti Emanuel Macron, se nëse do ishim me filozofinë e dikurshme, të huajt do duheshin vrarë.

“Një pjesë e madhe prej jush që nuk supozohet të vinit kurrë në Shqipëri, sikur ne të ishim ende në filozofinë e ish-pronarit, ne sot duhet t’ju vrisnim ju të gjithëve, pastaj të merrnim peng presidentin e Republikës.”, tha kryeministri.

Kujtojmë se vila e ish-diktatorit, e njohur ndryshe si ‘Vila 31’ do të jetë tashmë një strehë e artit. Mësohet se kjo vilë do të shndërrohet në një rezidencë artistësh në një bashkëpunim me fondacionin francez “Art Explora”.

Rama theksoi se shndërrimi i vilës nuk ka nevojë të shihet në asnjë formë tjetër vetëm nga fati se si është kthyer nga errësira në dritë.

“Nuk duhet parë dora e arkitektit, duhet të shohim vetëm ndryshimin e hapësirës nga errësira në dritë dhe të krijohet energjia e lirë nëpër shtëpi ku kuptohet që ka pasur dikur një fantazmë , por që më në fund kjo hapësirë është e çliruar dhe fantazmën mund ta përmendim sa herë të duam, por ajo është në dispozicionin tonë, e kemi mposhtur. Jo ne në dispozicion të saj. Ata u rikthyen në një projekt, jo projekt të mrekullueshëm dhe iu futën punës dhe këtu jemi për ta festuar gjithë këtë me një pjesë të madhe ndër jush që nuk supozohet të vinit kurrë në Shqipëri dhe sikur ne të ishim ende në filozofinë e ish pronarit, ne sot duhet t’ju vrisnim ju të gjithëve dhe të merrnim peng Presidentin e Republikës.” tha kreu i qeverisë.

Rama foli dhe për ndryshimin e Piramidës, ndërsa shtoi ishte rënë dakord që në objektet që shfrytëzonte diktatori i mëparshëm të bëhej gjithçka ai urrente, ndër to lirshmëria e artistëve.

“Kemi përjetuar për shumë vite një dilemë të fortë sa i përket të ardhmes së Piramidës, së kësaj shtëpie, që gjatë gjithë rinisë sonë mishëronte të keqen, errësirën, një të kaluar që donte të ishte e ardhmja jonë, me kosto të pabesueshme. Shumica e njerëzve donin që të fshinin gjithçka. Unë kam qenë kundër, por në të njëjtën kohë isha i shtrënguar nga sfidat që duke përdorur këto vende duhet të mishëronim shpresën dhe të ardhmen, Si mund të bëhet kjo duke mos larguar fantazmat nga muret. Arritëm në përfundimin se në këto mure duhej bëhej gjithçka që urrente pronari i mëparshëm., Një nga gjërat më të urryera të diktaturë dhe Enver Hoxha personalisht ishte kundër të shprehurit lirshëm të artistëve dhe krijuesve.”, tha kryeministri.

“”