Skip to content

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres dënon fuqimisht sulmin ndaj spitalit në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres dënoi fuqimisht sulmin kundër spitalit Al-Ahli Baptist në Gaza dhe tha se spitalet dhe personeli mjekësor mbrohet nga ligji ndërkombëtar humanitar.

Nga llogaria e tij në median sociale, Guterres postoi mesazh rreth sulmit ndaj spitalit al-Ahli Baptist.

Duke bërë të ditur se e ka pritur “në mënyrë të tmerrshme” sulmin ndaj spitalit i cili ka shkaktuar vdekjen e qindra palestinezëve, Guterres tha: “E dënoj fuqimisht këtë sulm”.

Ai tha se mendimet e tij janë bashkë me familjet e viktimave. “Spitalet dhe personeli mjekësor janë nën mbrojtjen e ligjit ndërkombëtar humanitar”, theksoi Guterres.

Më parë është njoftuar se ka shkuar në 500 numri i të vrarëve si pasojë e bombardimit të spitalit Al-Ahli Baptist në Gaza nga Izraeli.
Burimi: AA