Skip to content

Aksident i rëndë në aksin Milot-Morinë, dyshohet për dy viktima

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Milot-Morinë. Mësohet se dy autobota janë përplasur me njëri-tjetrin, në afërsi të tunelit të Kalimishit, ku si pasojë dyshohet të ketë dy viktima.

 

Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet reagimi i policisë mbi këtë ngjarje tragjike.