Skip to content

“Mos prek me dorë”, “Turp t’ju vijë”- Pensionistët dhe minatorët protestë para Kuvendit, përplasen me policinë! Gardistët shtyjnë të moshuarit

Pensionistët dhe minatorët janë përplasur me policinë gjatë protestës para Kuvendit.

“Mos prek me dorë”, “Turp t’ju vijë”, u drejtohen protestuesit uniformave blu dhe gardistëve.

Ata janë ngritur në protesta për rritjen e pensioneve dhe statusin e minatorit.

Në pamje shihet momenti teksa gardistët shtyjnë të moshuarit dhe nuk i lejojnë të afrohen drejt oborrit të Parlamentit.

Protestuesit kërkojne të dalin perpara hyrjes së Kuvendit, por nuk lejohen nga Garda dhe efektivët e policisë.

Ndërkohë në orën 10:00 pritet të nisë seanca parlamentare.

“”