Skip to content

Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencën për grupin e Laert Haxhisë/ Çështjen e kalon për hetim në SPAK

Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën për grupin e Laert Haxhisë dhe çështjen ia ka kaluar SPAK-un për hetim.

 

Grupi i Laert Haxhiut u godit gjatë operacionit “Kurrë mos harro” pas dëshmisë së Artan Tafanit. Ky i fundit, anëtar i bandës së Laert Haxhiut, u bë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe rrëfeu krimet e këtij grupi.

 

Nga dëshmia e Tafanit u zbardhën 6 vrasje si dhe krime të tjera, por që një pjesë tjetër janë ende në proces verifikimi dhe hetimi.

 

Sjellim në vëmendje se më datë 4 Tetor të këtij viti, drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, shkoi në ambientet e SPAK për të zhvilluar një takim me prokurorët e SPAK dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).