Skip to content

Tubim kundër luftës në Gaza/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez

protest tirane palestin
Shqipëria i është bashkuar thirrjes botërore për paqe dhe liri të popullit palestinez, thirrjes kundër luftës në Gaza.
Në një tubim të organizuar nga Forumi Musliman i Shqipërisë, në Sheshin “Skënderbej”, u mblodhën qytetarë nga Tirana dhe nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të bërë thirrje ndalimin e luftës në Gaza si dhe për dënimin e krimeve dhe masakrave të bëra ndaj popullsisë civile.
Që nga nisja e konfliktit më 7 tetor, mijëra njerëz kanë humbur jetën. Në Gaza, bombardimet e vazhdueshme nga ushtria e Izraelit ndaj popullit, ka arritur shifrën 4,137, ndërsa mijëra të tjerë janë të plagosur dhe në nevojë për ndihmë mjekësore, ndërkohë që furnizimet me energji elektrike, ujë, ushqim dhe ilaçe, janë bllokuar.

 

wewewewew wewew weewewewewewewe eweweewe Untitledwewe Untitledeee Untitledewewe free palestina protesta tirane lufta ne gaza palestina protest tirane palestin