Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës janë arrestuar 16 persona në kryeqytet për kontrabandë ilaçesh me vlerë rreth 50000€.
mes personave të arrestuar ka farmacistë dhe furnizues. Ata kanë rënë në “rrjetën” e Prokurorisë pas përgjimeve.
Të arrestuar janë: Devis Beqiri, 39 vjeç, Gentian Beqiri, 45 vjeç, Erjon Bajramaj, 35 vjeç, Dinë Thaqi, 40 vjeç, Ermal Merdani, 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Të ndaluar: Lorin Bregoniva, 41 vjeç, banues në Fier, Florian Muçogalli,, 36 vjeç, banues në Berat, Almed Hoxha, 51 vjeç, Elton Qorri, 44 vjeç, Albi Dyrmishi, 45 vjeç, Saimir Dervishi, 31 vjeç, Admir Hoxha, 45 vjeç, Gëzim Hoxha, 64 vjeç, Artur Spaho, 56 vjeç, Tomor Mustafaj, 30 vjeç dhe Albert Bakaj, 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim A. C., dhe L. B.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.
Ilaçet mësohet se janë blerë me metodën e stimulimit.
Medikamentet mjekësore kontrabandë janë sekuestruar.
