Zëvendës sekretari i Përgjithshëm për çështjet humanitare dhe koordinatori i OKB-së për ndihma emergjente, Martin Griffiths tha se në Gaza kanë hyrë 14 kamionë tjerë me ndihma nga pika kufitare Rafah e Egjiptit.
Griffiths bëri një deklaratë nga platforma e medias sociale X lidhur me ndihmat e dërguara në Gaza.
“Edhe 14 kamionë që transportojnë ndihmë kanë hyrë në Gaza nga pika kufitare Rafah”, tha Griffiths duke shtuar se ndihmat janë siguruar nga Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane dhe OKB-ja.
Këtë Griffiths e ka cilësuar si “një dritë të vogël shprese për miliona njerëz që kanë nevojë ekstreme për ndihmë humanitare”.
Ai theksoi se ka nevojë për shumë më tepër ndihmë. “U jam mirënjohës punonjësve të ndihmës kryesisht atyre në anën e Palestinës të cilët pavarësisht rreziqeve kanë kaluar menjëherë në veprim për shkarkimin e mallrave. Ata janë heronj të vërtetë, Edhe ata kanë nevojë për mbrojtje”, tha Griffiths.
Në një deklaratë më 21 tetor, Griffiths tha se mirëpresin njoftimin për hyrjen e autokolonës me ndihma në Gaza për herë të parë që nga 7 tetori kur filloi konflikti mes Izraelit dhe Palestinës. Në autokolonën e parë të ndihmës prej 20 kamionë që kaloi kufirin u informua se përfshihen produkte jetë-shpëtuese që janë siguruar nga Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane dhe OKB-ja, të cilat me mbështetjen e OKB-së u lejuan të merren në dorëzim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.
Burimi: AA