Skip to content

Ushtria izraelite arreston mbi 50 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

thumbs b c 5c24b830e0e1c2a106be826a6879c613

Ushtria izraelite ka arrestuar më shumë se 50 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në deklaratën me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, thuhet se Izraeli ka vazhduar arrestimin e palestinezëve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori, kur nisi sulmet në Rripin e bllokuar të Gazës.

Në deklaratë thuhet se forcat izraelite kanë arrestuar më shumë se 50 palestinezë në pjesë të ndryshme të Kudsit Lindor dhe Bregut Perëndimor që nga orët e natës, dhe se numri i palestinezëve të ndaluar nga Izraeli në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori kishte arritur në 1.265.

– Situata e fundit në sulmet e Izraelit në Gaza

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, mëngjesin e 7 tetorit nisi operacionin “Tufani i Aksa-së” ndaj Izraelit.

Ushtria izraelite gjithashtu filloi të sulmojë Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Raportohet se në sulmet e kryera nga Gaza kanë vdekur 1.400 izraelitë, përfshirë 308 ushtarë dhe 5.132 janë plagosur.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 5.087 njerëz, duke përfshirë 2.055 fëmijë dhe 1.119 gra, vdiqën dhe 15.273 njerëz u plagosën në sulmet e Izraelit në Gaza.

Gjithashtu më shumë se 90 palestinezë vdiqën në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në përleshje humbën jetën 24 gazetarë, mes të cilëve 20 palestinezë, 3 izraelitë dhe një libanez.
Burimi: AA