Skip to content

Turqia nis edhe dy avionë me ndihma për Gazën

thumbs b c b1878caf4ed233d1270f93213643b788

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se në Egjipt janë dërguar edhe dy avionë të tjerë të Forcave Ajrore me produkte të ndihmës për Gazën.

“Vazhdojmë të dërgojmë në Egjipt produktet e ndihmës të përgatitur për Gazën. Pas dy fluturimeve të kryera dje, edhe sot në mëngjes u nisën nga Ankaraja drejt Egjiptit edhe dy avionë të Forcave tona Ajrore për të dërguar produktet e ndihmës”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Burimi: AA